Maqedoni, shoqatat qytetare sot në takim me kryetarin e shtetit për problemin e ndotjes

Maqedonia

Maqedoni, shoqatat qytetare sot në takim me kryetarin e shtetit për problemin e ndotjes

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 09:48
Ilustrim

Presidenti Stevo Pendarovski sot në vilën Vodno do të pranojë përfaqësues të Organizatave dhe Iniciativave të bashkuara qytetare.

Personat do të marrin pjesë në takime me nënshkrues të letrave të hapura dërguar deri te presidenti Pendarovski më 30 tetor 2019, lidhur me mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Ata kërkojnë që kryetari i shtetit së bashku me institucionet tjera kompetente të marrin masa për ndotjen e ajrit, problem që gjatë stinës së dimrit është më i theksuar.

Ditëve të fundit në disa qytete të vendit si Tetovë, Shkup e Kumanovë, është regjistruar prani e lartë e grimcave të dëmshme PM10 në ajër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat