Arsovski: Profesorëve dhe mësuesve pushteti po ju merr nga 5.550 denarë

Maqedonia

Arsovski: Profesorëve dhe mësuesve pushteti po ju merr nga 5.550 denarë

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 14:51
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp tha se Zoran Zaevi dhe LSDM-ja ua shkurtojnë profesorëve në shkollat e mesme dhe mësuesve në shkollat fillore 5.660 denarë nga paga e tyre çdo muaj.

Ai deklaroi se “ky pushtet për vetëm një vit një profesori të shkollës së mesme i shkurton gjegjësisht i merr nga xhepi i tij 67.920 denarë apo 1.100 euro gjithsej”.

“Rritja e pretenduar prej 10% është vetëm lyerje e syve dhe mbulim i kësaj grabitje që e bëjnë mbi punonjësit arsimorë. Njëherit mësuesit dhe profesorët në arsimin fillor dhe të mesëm sipas Marrëveshjes kolektive të nënshkruar në vitin 2010 ka koeficient të kompleksivitetit për përllogaritje të pagës prej 2.533, e cila që shumëzohet me pagën minimale e cila për momentin është 12.500 denarë me çfarë fitohet pagë prej 31.660 gjegjësisht për 5.550 denarë më shumë nga rritja e tanishme prej 10%”, tha Arsovski.

Sipas tij, nëse sërish merret parasysh se paga minimale do të jetë 14.500 denarë atëherë konform ligjit dhe marrëveshjes kolektive mësuesit dhe profesorët duhet të marrin pagë prej 36.700 denarë, gjegjësisht 10.700 denarë më shumë nga kjo që e premton Zaevi.

“Kjo në përkthim do të thotë se Zaevi dëshiron që mësuesit dhe profesorët t’i manipulojë. Dhe nuk ua jep pagën e cila me ligji u takon. Gënjeshtra më tepër nuk kalon. Mësuesit dhe profesorët e dinë se meritojnë më shumë dhe kjo është e drejtën e tyre ligjore de nuk varet nga Zoran Zaevi, varet nga Ligji. Gënjeshtrat e Zaevit nuk kan fund, por më herë apo më vonë e vërteta del në shesh”.

“Kjo Qeveri në largim do të shkojë si qeveri më e paaftë, sepse pas 12 prillit vjen qeveria reformatore, vjen qeveria e cila do të bëjë rindërtimin e Maqedonisë, dhe e cila do ta respektojë Ligjin për pagë minimale dhe do ta respektojë marrëveshjen kolektive të nënshkruar në vitin 2010”, tha Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat