Maqedoni, deri në fund të vitit do të nënshkruhet marrëveshje kolektive për administratën - Bota Sot
Maqedoni, deri në fund të vitit do të nënshkruhet marrëveshje kolektive për administratën

Maqedonia

Maqedoni, deri në fund të vitit do të nënshkruhet marrëveshje kolektive për administratën

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Më së voni deri në fund vitit pritet të nënshkruhet marrëveshja civile kolektive për administratën, për çka një kohë të gjatë negociojnë Sindikata e të punësuarve në administratë, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve (SPAOGJSH) dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

“Ne kohë të gjatë jemi afër marrëveshjes, por kurrsesi ta nënshkruajmë. Duhet të jap edhe mirënjohje, gjë që nuk më përgjigjet, se nuk duan të nënshkruajnë çka do qoftë dhe luftojnë për të drejta e tyre deri në fund. Për këtë ndoshta zgjat dialogu kohë më të gjatë. Javën e ardhshme në këtë temë do të kemi takim në Qeveri dhe mendoj se do të mund të gjejmë njëfarë zgjidhje të përbashkët, por të mos prejudikojmë. Mundësitë financiare në vend janë të atilla siç janë dhe bëjmë përpjekje të dalim, në vigjilje të gjithë asaj që kërkohet”, deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski pas konferencës së sotme vjetore të SPAOGJSH.

Edhe nga Sindikata shpresojnë se së shpejti do ta rrumbullaksojnë procesin e negociimit me nënshkrimin e marrëveshjes kolektive.

Lidhur me rrogat në administratë, nga SPAOGJSH propozojnë që rrogat ta përcjellin rritjen e rrogës mesatare në vend me vlerën e vërtetuar aktuale të pikave.

“Në këtë mënyrë, nëse vijmë deri në marrëveshje, mendoj se do ta zgjidhim problemin me pakënaqësinë tek administrata”, deklaroi kryetari i Sindikatës së POGJSH, Peco Grujovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat