Në Prokurorinë për krim të organizuar nuk ka vend për prokurorët e PSP-së

Maqedonia

Në Prokurorinë për krim të organizuar nuk ka vend për prokurorët e PSP-së

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar ka tre vende të lira dhe është më se e sigurt se nuk do të ketë vend për të gjithë prokurorët nga Prokuroria Speciale Publike. Megjithë kapacitetet e tyre dhe udhëheqjen e një prej rasteve më të ndërlikuara, shumica do të kthehen në zyrat e prokurorisë amë.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë thotë se nuk ka asnjë pengesë për hapjen e konkursit dhe të plotësohen vendet e lira të punës në Prokurori për ndjekjen e krimit të organizuar, por thotë se duhet të bëhet një analizë nëse ekziston nevoja për të rritur numrin e prokurorëve.

“Puna e tyre duhet të analizohet, sa lëndë janë duke u përpunuar aktualisht, numri i hetimeve të paraqitura, numri i aktakuzave të paraqitura, që Këshilli të arrijë në një konkluzion nëse ka nevojë për të rritur numrin e prokurorëve”, tha Aco Kolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Për momentin, prokurorët e PSP janë përqendruar vetëm në rastet gjyqësore dhe hetimore që i kanë punuar në Prokurori e cila është shuar, ndërsa nuk u janë caktuar raste të tjera nga prokuroritë amë.

Nga të gjithë prokurorët që ishin në PSP, vetëm prokurorja, Lile Stefanova vinte nga krimi i organizuar dhe ajo po udhëheq disa nga rastet kryesore të PSP-së. Ligjërisht, ajo duhet të kthehej në prokurorinë e Radovishit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat