Zgjedhjet në Maqedoni, opozita shqiptare intensifikon bisedimet - Bota Sot
Zgjedhjet në Maqedoni, opozita shqiptare intensifikon bisedimet

Maqedonia

Zgjedhjet në Maqedoni, opozita shqiptare intensifikon bisedimet

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka nisur takimet intensive me subjektet politike shqiptare me qëllim formimin e koalicioneve parazgjedhore. Gjatë ditës Sela pritet të takohet me kryetarin e partisë Alternativa, Afrim Gashi me të cilin jo zyrtarisht do të bisedohet për parimet e koalicionit. Takimin e kanë konfirmuar dyja subjektet duke mos dhënë informacione mbi detajet dhe marrëveshjen e mundshme.

Një ditë më parë Sela ka takuar kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami me të cilin janë marr vesh që bisedimet të vazhdojnë njëkohësisht mes tre subjekteve, Aleanca, Besa dhe Alternativa me qëllim arritjen e një marrëveshje për koalicion para zgjedhor.

Paraprakisht, ftesës së Selës, Alternativa dhe Besa i ishin përgjigjur pozitivisht për koalicion me Aleancën, por pa përfshi Lëvizjen Besa ose Alternativën si dy subjekte që u ndanë muaj më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat