Borissov i shqetësuar me ndasitë e brendshme në Maqedoni për Marrëveshjen e Prespës - Bota Sot
Borissov i shqetësuar me ndasitë e brendshme në Maqedoni për Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Borissov i shqetësuar me ndasitë e brendshme në Maqedoni për Marrëveshjen e Prespës

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 11:31
Boyko Borissov

Kryeministri i Bullgarisë fqinje, Boyko Borissov është shprehur rreth deklaratave të fundit të partive opozitare në Maqedoni në lidhje me Marrëveshjen e Prespës.

Ai dje për mediat në Bullgari edhe një herë ka komentuar marrëdhëniet me Maqedoninë duke thënë se është në pritje të përfundimit të punës së komisionit të përbashkët për marrëveshjen fqinjësore Bullgari-Maqedoni e Veriut.

“Një shtet duhet të ketë qëndrim të njejtë për të gjithë. E gjithë klasa politike duhet të jetë e bashkuar rreth një qëndrimi i cili është afatgjatë. Zaev ka bërë mrekullira dhe ne duhet ta mbështesim nga politikat e brendshme dhe të jashtme që tentojnë ta largojnë Maqedoninë nga rruga tashmë e vendosur. Të gjithë e dijmë si është politika por qëllimet e shtetit duhet të jenë të njejta për të gjithë aktorët e politikës në vend” ka thënë Borissov, duke ju referuar opozitës që thotë se nëse vjen në pushtet me fuqi të dyfishtë politike do ta ndryshonte emrin e vendit.

Përndryshe, deklaratat për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, ditëve të fundit i ka dhënë edhe Hristian Mickoski, kryetari i OBRM-PDUKM-së opozitare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat