Kamçev dorëzon padi ndaj Janevës, djalit të saj dhe prokurores Stefanova

Maqedonia

Kamçev dorëzon padi ndaj Janevës, djalit të saj dhe prokurores Stefanova

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 15:23
Orce Kamçev

Afaristi Orce Kamçev ka dorëzuar padi penale ndaj ish-shefes së PSP-së Katica Janeva, djalit të saj Llazar Janev dhe prokurores tjetër speciale Lile Stefanova.

Informacionin për “Fokus” e ka konfirmuar prokurorja Villma Ruskovska, e cila tha se padia është dorëzuar sot në mëngjes.

Kamçev e akuzon Janevën se ka krijuar grup, në të cilin e ka përfshirë edhe djalin e saj dhe prokuroren Stefanova, me qëllim që ta dëmtojnë atë dhe t’ia marrin pasurinë.

Prokurorja Lile Stefanova e udhëheq rastin “Perandoria” në të cilin i dyshuar është afaristi Jordan Kamçev. Edhe pas shpërbërjes së PSP-së, prokurori shtetëror Ljubomir Joveski e autorizoi Stefanovën që të vazhdojë të punojë në këtë rast.

Ndërsa Janeva është e dyshuar në rastin “Haraçi”, rast në të cilin dëshmitari kryesor është Kamçevi. Sipas aktakuzës, ajo së bashku me Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevskin, i kanë marrë 1.5 milionë euro Kamçevit, ndërsa si kthim i kanë ofruar lehtësim të procedurës gjyqësore në rastin “Perandoria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat