Lideri i ASH-së, Ziadin Sela takon ambasadoren e SHBA-së, Kate Byrnes

Maqedonia

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela takon ambasadoren e SHBA-së, Kate Byrnes

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 17:24
Foto nga takimi

Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët  në Shkup, lideri i ASH-së priti në takim Ambasadoren e SHBA-së, Kate Byrnes.

Siguria, prosperiteti, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i  së drejtës si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë fusha në  të cilat Aleanca për Shqiptarët vë fokus maksimal. Për këtë nga afër  kryetari i ASH-së Ziadin Sela i foli edhe ambasadores, duke i treguar  edhe përpjekjet që Aleanca për Shqiptarët si subjekt politik opozitar  i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë për të arritur siguri dhe stabilitet në  vend.

Ambasadorja Byrnes edhe njëherë shprehu përkrahjen që SHBA-të japin  për Maqedoninë e Veriut drejt rrugës së saj për në NATO dhe BE.
Në takim theks të veçantë iu dha edhe përpjekjeve për të arritur lirinë e plotë të mediave, si një mënyrë e shprehjes së lirë dhe  demokracisë.

Në takim mori pjesë gjithashtu edhe nënkryetari i Aleancës për  Shqiptarët, Elmi Aziri, Këshilltari Politik pranë Ambasadës së SHBA-së Endru Mofat si dhe analisti politik pranë Ambasadës së SHBA-së Adrian 
Ismaili.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në mënyrë intensive po vazhdon takimet me ambasadorë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat