Pyatt: Gabim historik i BE-së me Shkupin dhe Tiranën

Maqedonia

Pyatt: Gabim historik i BE-së me Shkupin dhe Tiranën

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 17:31
Geoffrey Pyatt

“Ne vlerësojmë se ishte gabim historik i Bashkimit Evropian të mos shkojë përpara me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Këtë deklaratë e dha ambasadori i SHBA-së, në Greqi Geoffrey Pyatt, gjatë kohës së panel diskutimit në Samitin e Selanikut.

Duke folur për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ambasadori Geoffrey Pyatt, tha se asgjë nuk mundet të jetë më mirë për Selanikun, për Greqinë Veriore dhe për sigurinë e greke se sa të gjitha fqinjët të stabilizohen përmes kombinimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Duke folur për SHBA-në, mendojmë se shumë e rëndësishme është që ky proces të kthehet sa më shpejtë dhe me padurim presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e Greqisë që kjo të ndodhë”, tha Pyatt.

Po ashtu ai theksoi se është tepër me rëndësi zgjidhje e çështjes që kryeministri Zaev është në Selanik, ndërsa shefi i diplomacisë greke, Dendias në Beograd, duke i komentuar se SHBA-të, e përshëndesin “kthimin e Greqisë si faktor të rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”.

“Presim se do të vazhdojmë të punojmë shumë afër, me qëllim që t’ju ndihmojmë këtyre shteteve t’i bëjnë reformat e rënda, të cilët janë të patjetërsueshme për të qenë pjesë e familjes evropiane dhe mos të humbin shpresa”, theksoi Geoffrey Pyatt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat