Për mirëmbajtjen e rrugëve të Shkupit gjatë dimrit janë siguruar 6 mijë tonë kripë industriale

Maqedonia

Për mirëmbajtjen e rrugëve të Shkupit gjatë dimrit janë siguruar 6 mijë tonë kripë industriale

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Për sezonin e ardhshëm dimëror për rrugët e Shkupit janë siguruar 6.000 tonë kripë industriale, nga të cilat 2.000 tonë janë rezervë nga viti i kaluar. Janë siguruar 300 tonë masë e ftohtë e asfaltuar për sanim të sipërfaqeve të dëmtuara qarkulluese, kumtoi sot Qyteti i Shkupit, duke potencuar se me ndërmarrjet publike civile janë përgatitur për sezonin e dimrit.

Ekipet e Qytetit të Shkupit në kushte dimri mirëmbajnë sipërfaqe të rrugëve prej 2.600.000 metra katror.

“NP “Rrugë dhe rrugica” përgatit dhe propozon Plan operativ për funksionim të shërbimit dimëror dhe është bartës i aktiviteteve për mirëmbajtjen dimërore me mekanizmin e plotë dhe potencialin e disponueshëm kadrovik. Edhe këtë vit Qyteti i Shkupit do të angazhojë mekanizëm shtesë nga 15 kamionë nga firma “Apolo”, të cilët janë të pajisur me pajisje navigacioni.

Materialet e siguruara janë deponuar në tre pikat e NP “Rrugët dhe rrugicat “- baza e asfaltit e NP “Rrugët dhe rrugicat “në zonën e fabrikës “Hekurana”, Mekanizimi i vjetër në rr. “Hristo Tatarçev” në Kisella Vodë dhe në Gjorce Petrov në rr. “Lepenec.” Në pikat janë organizuar kujdestari 24 orëshe, ndërsa materialet do të përdoren në pajtim me kushtet e motit.

Mirëmbajtja e rrugëve të Shkupit dhe bulevardeve përfundon më 15 mars të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat