Pendarovski kundër përfshirjes së Maqedonisë në Unionit Ekonomik Euroaziatik

Maqedonia

Pendarovski kundër përfshirjes së Maqedonisë në Unionit Ekonomik Euroaziatik

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 15:53
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, beson se ky shtet nuk duhet të bëhet anëtar i Unionit Ekonomik Euroaziatik, sepse ai thotë se kjo është në kundërshtim me aspiratat e vendit për anëtarësim në BE.

Ai e justifikoi thirrjen e djeshme të kryeministrit Zaev, që kompanitë ruse duhet të hyjnë në tregun e Maqedonisë më intensivisht.

“Bashkimi Ekonomik Euroaziatik është çështje krejt tjetër. Serbia ka nënshkruar kohët e fundit dhe tashmë ka sinjale nga Brukseli se ato dy gjëra – Bashkimi Evropian, negociatat dhe anëtarësimi dhe Unioni Ekonomik Euroaziatik nuk janë kompatibile”, tha Pendarovski.

Pendarovski gjithashtu justifikoi vendimin e vendit për të mos vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, pas një thirrje nga Shtetet e Bashkuara disa vjet më parë. Ai thotë se derisa të mos bëhemi anëtar i plotë i NATO-s, ne mund të lejojmë të ruajmë nivelin shkëmbimit tregtar me Rusinë. Vendi nuk do të kishte zgjidhje pas anëtarësimit në organizatat euro-atlantike.

“Ne jemi ekonomi në zhvillim, kemi vështirësi të mëdha ekonomike, vuajmë të arrijmë shkallë më të larta të rritjes ekonomike, ende nuk e kemi konsoliduar atë pjesë të shoqërisë sonë dhe mendoj se sanksionet drejtë Federatës Ruse mund të ndikojnë negativisht ndaj ekonomisë maqedonase”, tha Pendarovski.

Gazetari Mirçe Adamçevski që ishte një kohë të gjatë korrespodent nga Moska dhe që është njohës i mirë i raporteve maqedonaso-ruse, vlerëson se vendi duhet t’i mbrojë interesat e saja ekonomike.

“Unë si shembull do t’ua përmend Slloveninë. Ajo është anëtare e NATO-s dhe e BE-së, por ajo vendos ndonjëherë sanksione, por jo deri në fund, ka disa sanksione që nuk i vendos. Apo masat që i ndërmerr BE-ja, ajo vlerëson se në interesin e tyre është të mos i ndërmarrë ato masa kundër Rusisë”, deklaroi Adamçevski.

Dje kryeministri Zaev në forumin e përbashkët të biznesit Maqedoni-Rusi i ftoi kompanitë ruse të hyjnë në projekte të përbashkëta me partnerë maqedonas në energjetikë, gazifikim, turizëm dhe bujqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat