OBRM-PDUKM në gjysmën e dytë të dhjetorit do të publikojë emrat e ministrave teknik

Maqedonia

OBRM-PDUKM në gjysmën e dytë të dhjetorit do të publikojë emrat e ministrave teknik

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 16:23
Hristijan Mickoski

OBRM-PDUKM-ja opozitare nuk ka vendosur se cilët kuadro do të jenë ministrat dhe zëvendësit e tyre në qeverinë teknike që do të zgjidhen më 3 janar.

Kryetari i partisë Hristijan Mickoski për “Alsat” tha se propozimet për ministrat teknikë dhe zëvendësministrat do të bëhen të ditur në gjysmën e dytë të dhjetorit.

“Ne diskutuam vetëm për procesin që pason. Ne nuk kemi diskutuar ende për emrat. Për momentin në parti po vijon procedura për shqyrtimin e mendimit të opinionit për emrat në komuna të caktuara për deputetë. Aktualisht jemi në atë fazë. Përndryshe, në gjysmën e dytë të dhjetorit do të ketë informacione publike mbi emrat për atë se cilat emra nga OBRM-PDUKM do të propozohen për ministra teknik, zv. ministra”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat