OBRM-PDUKM: Për tre vjet shohim vetëm humbje dhe mossukses

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Për tre vjet shohim vetëm humbje dhe mossukses

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se me LSDM-në dhe Zoran Zaevin, Maqedonia përjeton vetëm humbje dhe qytetarët janë të zhgënjyer.

Sipas tyre, apataa e qytetarëve është rezultat i politikave të këqija të zbatuara në 3 vitet e kaluara nga pushteti i Zaevit.

“Zoran Zaev premtoi se do të kthejë 600 mijë të rinj të zhvendosur. Ai ka qenë në pushtet për tre vjet, një njeri nuk është kthyer në vend, dhe më shumë janë dëbuar. Mbi 75% e të rinjve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë janë të pakënaqur që jetojnë këtu, dhe gjysma e tyre po ndërmarrin hapa konkret për të lëshuar vendin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat