Maqedoni: Protesta nga mjekët specialist me kofinancim, kërkojnë rritje të pagës

Maqedonia

Maqedoni: Protesta nga mjekët specialist me kofinancim, kërkojnë rritje të pagës

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 10:55
Foto nga vendi i ngjarjes

“Edhe ne jemi mjekë”, “S’do jemi edhe ne më”, me pankarta të këtilla në duar, specializantët me kofinancim protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar nga ministri Filipçe që edhe ato të përfshihen ne rritjen e pagës.

“Edhe pse jemi kategori tjetër megjithatë edhe ne jemi mjekë”, thonë specializantët me kofinancim. Ata kërkojmë të drejta të barabarta me mjeket tjerë të cilët janë përfshirë në rritjen e pagave dhe te mos trajtohen si të ndryshëm.

Ministri Venko Filipçe, më herët ka deklaruar se ka pasur takim pune me mjekët, ndërsa do të mbahet edhe një tjetër, për të parë çfarë mund të bëhet në lidhje me ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore.

Mjekët specialist arsye për protestën e sotme e theksojnë se specializimet e tyre nuk janë përfshirë në Ligjin për mbrojtje shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat