Manastiri goditet nga disa tërmete, epiqendra në Greqi

Maqedonia

Manastiri goditet nga disa tërmete, epiqendra në Greqi

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Një seri tërmetesh me epiqendër në rajonin ndërkufitar Manastir-Lerin, në Greqinë fqinje janë regjistruar mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme.

Observatoriumi sizmik pranë Fakultetit Matematiko–Natyror në Shkup, njoftoi sot se dy prej këtyre tërmeteve janë regjistruar njëri në ora 07:41 minuta dhe tjetri gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:40.

Sipas tyre këto tërmete janë ndjerë në rajonin kufitar të Mexhitilisë, me intensitet prej katër shkallëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike dhe në rajonin e Manastirit, me intensitet prej katër shkallëve.

Tërmeti i parë sipas shkallës së Rihterit, ka qenë prej 3 shkallë dhe i dyti prej 3.3 shkallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat