Sindikata e ushtarëve: Falënderohemi për rritjen e pagave, por na jepni edhe uniforma dhe çizme

Maqedonia

Sindikata e ushtarëve: Falënderohemi për rritjen e pagave, por na jepni edhe uniforma dhe çizme

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 14:59
Sindikata e ushtarëve

Sindikata e pavarur e ushtarëve profesional të Maqedonisë (SPUPM) ka dërguar lëvdata për Ministrinë e Mbrojtjes për rritjen e pagave në Armatë, për zgjidhjen e çështjes banesore dhe zgjidhjen e punësimit të gjeneratës së 74-të të Armatës në policinë e burgjeve.

Por, ata paralajmëruan edhe protestë nëse nuk gjendet zgjidhje për gjeneratën e 75-të të ushtarëve, të cilët janë 45 vjeç, me kërkesë që të dërgohen në Policinë kufitare.

“Gjatë vitit 2017 SPUSM me Qeverinë u dakordua që gjenerata e 75-të në Armatë të dërgohen në Policinë kufitare. Meqenëse kjo nuk është realizuar, ndërsa afati afrohet, SPUSM më 23 nëntor të shtunën me pjesëtarët e Armatës do të protestojë para Qeverisë që ta përkujtojë marrëveshjen”, theksoi kryetari i Sindikatës, Adnan Aliti.

Nga Sindikata kërkuan edhe zgjidhje përfundimtare për problemin me uniformat, sepse siç theksoi Aliti, ushtarët tashmë tre vjet janë me uniforma të huazuara, por pa çizme.

Ai apeloi tek ministria që të rritet edhe mëditja, e cila sipas tij, është 610 denar për 20 vjet me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat