Gjysmë milionë euro shpërblime për skanimin e llogarive fiskale - Bota Sot
Gjysmë milionë euro shpërblime për skanimin e llogarive fiskale

Maqedonia

Gjysmë milionë euro shpërblime për skanimin e llogarive fiskale

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 16:43
Ilustrim

Ministria e Financave ka siguruar gjysmë milionë euro për shpërblimet për skanimin e llogarive fiskale në kuadër të aksioni “TVSH-ja Ime”.

Janë paraparë 10 shpërblime në ditë, 15 shpërblime në nivel mujor dhe dy shpërblime kryesore. Shpërblime në nivel ditorë janë paraparë 1.000, 2.000 dhe 3.000 denarë.

Ministrja e Financave, Nina Angelovska për përpunimin e strategjisë së marketingut për lojën shpërblyese theksoi se në vend të tenderit, në bashkëpunim me Fondin për Inovacione do të organizojë ndeshje FINHAKATON2.

Drejtori i Fondit për Inovacione, Jovan Despotovski theksoi se kjo është hera e dytë e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave pas dy aplikimeve për përgatitje dhe realizimin e buxhetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat