Kamçev ofron garanci prej 2 milionë euro për marrjen e pasaportës

Maqedonia

Kamçev ofron garanci prej 2 milionë euro për marrjen e pasaportës

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 16:45
Orce Kamçev

Biznesmeni Orce Kamçev i ofroi Gjykatës Penale 2 milionë euro pronë si garanci për të marrë një pasaportë të re të përkohshme. Nga Gjykata Penale konfirmojnë informacionin dhe thonë se rasti është dërguar në prokurori për marrje të mendimit.

Disa ditë më parë, prokurorja Lile Stefanova, në duart e së cilës përsëri është hetimi për rastin “Perandoria”, nuk u pajtua që biznesmeni i dyshuar të merrte një pasaportë të përkohshëm, domethënë të largohej nga vendi për një periudhë të caktuar.

Kamçev po kërkon pasaportën e tij për takime biznesi jashtë vendit, ndërsa më herë ka marrë pasaportë të përkohshme me “aminin” e ish-prokurores speciale Katica Janeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat