Osmani: Kthyeshmëria është një moment i mirë, megjithëse shkakton frikë

Maqedonia

Osmani: Kthyeshmëria është një moment i mirë, megjithëse shkakton frikë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 17:48
Bujar Osmani

Zv. kryeministri Bujar Osmani sot në takim me Ambasadorin francez Christian Thimonier, diskutuan për metodologjinë e për anëtarësim në BE.

Osmani pati mundësinë të merrte dokumentin apo siç quhet ndryshe “non paper” francez. Në leximin e parë, Osmani tha se ka gjëra pozitive.

“Ky dokument del shumë shpejt pas samitit të tetorit, gjë që është e mirë, dhe ajo dinamikë po lëvizë menjëherë,” tha Osmani
.
Së dyti, shteti francez e ka sqaruar se nuk ka asnjë alternativë.

Osmani thotë se kthyeshmëria është moment pozitiv, megjithëse shkakton frikë. Ai shtoi se si politikanë ata nuk kanë të drejtë të emocionojnë, por ta evropianizojnë shoqërinë.

Thimonier tha se ishte i lumtur që dëgjoi komentet e Osmani. Ai shtoi se ka një qasje shumë pozitive, ndërsa Franca do të duhet të flasë me vendet e tjera anëtare për metodologjinë e re.

Ambasadori gjithashtu tha se ky është një hap i parë dhe se punët po shkojnë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat