Maqedoni, në veting do të hetohet edhe ndikimi i grupeve të gjyqtarëve

Maqedonia

Maqedoni, në veting do të hetohet edhe ndikimi i grupeve të gjyqtarëve

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 17:50
Ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, pas takimit me Komisioneren Evropiane për Drejtësi, Konsumator dhe Barazi Gjinore, Vera Jurova, kishte ngritur çështjen e vetingut në gjyqësor dhe se argumentet ishin paraqitur si bazë për procesin.

“Të gjitha tekstet ligjore kaluan në Komisionin e Venedikut për krijimin e një gjyqësori të pavarur brenda kornizës ligjore. Zbatimi është nën përgjegjësinë e Këshillit Gjyqësor dhe gjykatave. Pesha dhe përgjegjësia është mbi ta. Ata duhet të rivendosin besimin në sistemin gjyqësor. Ministria as nuk dëshiron, as nuk mund të rimarrë besimin e tyre”, tha Deskoska.

Ajo shtoi se në lidhje me vetingun, përndryshe i paralajmëruar për mandatin tjetër, nëse qeveria arrin ta fitojë atë pas zgjedhjeve, ka shumë vende dhe shembuj që duhet ndjekur.

“Bëhet fjalë për shqyrtimin e pasurive dhe ndikimin e grupeve të lobimit dhe avokatëve në marrjen dhe vonimin e vendimeve të tyre. Shembuj nga vende të caktuara janë të mirëseardhura. Ligjet thelbësore hynë në fuqi në maj të këtij viti, tani gjyqtarët janë në lëvizje. Ekzistojnë edhe procedura për përcaktimin e përgjegjësisë. Nuk ka asnjë arsyetim për mos përmbushjen e detyrimeve të tyre”, shtoi Deskoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat