Linde: Maqedoni të vazhdojë me reformat intensive

Maqedonia

Linde: Maqedoni të vazhdojë me reformat intensive

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 18:04
Ann Linde

Është thelbësore që Maqedonia e Veriut të vazhdojë me reformat intensive, ndërsa marrëveshja historike e Prespës është me rëndësi thelbësore për prosperitetin e rajonit, tha Ministri i Jashtëm suedez, Ann Linde pas takimit me homologun e tij Nikolla Dimitrov.

“Jam e vetëdijshme për zhgënjimit pasi marrjes së vendimit edhe përkundër përpjekjeve të bëra nga Maqedonia e Veriut, përfshirë edhe me marrëveshjen e Prespës për të ndryshuar emrin. Suedia do të vazhdojë të mbështesë proceset integruese në rajon, të udhëheq diskutimet mbi procesin e zgjerimit dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin e Maqedonisë së Veriut. Demokracia është një sfidë dhe problem në shumë pjesë të botës, përfshirë Evropën. Suedia qëndron për zhvillim më pozitiv në këtë fushë. Në Maqedoninë e Veriut do të mbështesim zhvillimin e mediave dhe lirive të tyre”, tha Ministrja Linde.

Ajo theksoi se Suedia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale.

Suedia siguron ndihmë të konsiderueshme zhvillimore për Maqedoninë e Veriut, si zhvillimin ekonomik, të drejtat e njeriut dhe një mjedis cilësor. Ne përshëndesim progresin e rëndësishëm të bërë në reformën e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit si dhe në reformën e sektorit të inteligjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat