Avramopoulos: Maqedonia e Veriut nuk ka kërkuar ndihmë financiare për emigrantët

Maqedonia

Avramopoulos: Maqedonia e Veriut nuk ka kërkuar ndihmë financiare për emigrantët

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Maqedonia e Veriut nuk e ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ndihmë financiare për ndërtimin e kampeve të emigrantëve dhe refugjatëve, tha sot Komisioneri i BE-së për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, në Forumin Ministror BE-Ballkan Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme.

Ndër temat kryesore për të cilën zyrtarisht kanë folur përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Komisionit Evropian ishte politika e migracionit, sigurisë së kufijve dhe bashkëpunimit në këtë plan.

“Para se gjithash kjo është përgjegjësi e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Nëse Qeveria ka nevojë për ndihmë financiare, do të sigurojë, jemi këtu të ndihmojmë me ekspertët tonë që t’i sigurojmë Qeverisë ndihmën e duhur. Në mes tjerash nuk është dorëzuar ndonjë kërkesë e tillë, por nëse ndodh ne jemi këtu që të sigurojmë ndihmë”, tha Avramopoulos.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski tha se vendi ka tre qendra transitit, dhe për momentin nuk ka problem me fluksin e emigrantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat