SHGM dënon ashpër fyerjet e Pançevskit ndaj gazetarëve

Maqedonia

SHGM dënon ashpër fyerjet e Pançevskit ndaj gazetarëve

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:37
Ilustrim

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër fjalimin e papërshtatshëm dhe agresiv si dhe fyerjet drejtuar kryeredaktorit dhe gazetarëve të portalit “Sakam da kazham” (Sdk.mk) të shqiptuara nga ana e ish-kryetarit të Gjykatës Penale në Shkup, Vladimir Pançevski për të cilin Këshilli Gjyqësor në korrik të këtij viti solli vendim për largim të përkohshëm nga posti i gjykatësit.

Sjellja e tillë nuk i ngjan një ish-bartësit të funksionit të lartë publik dhe mund të interpretohet si një kërcënim dhe presion mbi punën e gazetarëve në këtë medium. Fjalimi i tillë agresiv ndaj gazetarëve nga ana e Pançevskit mund të nxisë dhunë ndaj kolegëve tanë, duke rrezikuar më tej sigurinë e tyre dhe duke kufizuar lirinë e shprehjes.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë inkurajon përdorimin e mekanizmave vetë-rregullues. Prandaj, nëse Pançevski konsideronte se gazetarët kishin shkelur kodin e etikës gjatë punës së tyre, ai ka pasur mundësinë të paraqet ankesë në Këshillin e Nderit të SHGM-së ose Këshillin për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM). Në të kundërt, sjellja e tij vlerësohet si presion i drejtpërdrejtë mbi mediet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat