Reagon OBRM-PDUKM për paraburgimin shtëpiak të Janevës: Të mos ishte tragjik, vendimi do të ishte qesharak

Maqedonia

Reagon OBRM-PDUKM për paraburgimin shtëpiak të Janevës: Të mos ishte tragjik, vendimi do të ishte qesharak

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 19:06
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “të mos ishte tragjik, vendimi për lirimin e Katica Janevës nga paraburgimi do të ishte qesharak”

“S’ka shembull më të mirë për funksionimin e gjyqësisë ‘Kacarska’ dhe prokurorisë ‘Ruskovska nga mënyra se si e udhëheqin rastin ‘Haraçi'”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, që nga fillimi, mohohej se ekziston lëndë ndërsa Zaev akuzonte se ka qenë konstruksion i një gazetari dhe një personi me orientim të ndryshëm seksual.

“Për shkak se para fakteve dhe perëndia hesht, Zoran Zaev duhej të pajtohej që Ruskovska e tij të hap lëndë, por deri në moment të fundit mbronte Janevën. Përderisa disa ishin në paraburgim, Janeva ishte në plazh dhe humbiste telefonat”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat