Janeva me fytyrë të mbuluar lëshohet në paraburgim shtëpiak

Maqedonia

Janeva me fytyrë të mbuluar lëshohet në paraburgim shtëpiak

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 19:35
Katica Janeva

Ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva sot gjatë pasdites u lëshuar në arrest shtëpiak.

Nga automjeti i policisë, Janeva doli me pranga në dorë dhe me fytyrë të mbuluar e shoqëruar me polici. Paraburgimin shtëpiak ajo do ta vuaj në banesën e djalit të saj.

Më herët Janeva kërkoi paraburgim shtëpiak duke dhënë garanci tre banesa por një gjë gjykata e refuzoi por vendimi i sotëm i gjykatës lëshoi atë në paraburgim shtëpiak.

Janeva prej 21 gushtit ndodhet në paraburgim. Ajo dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit në rastin ‘Haraçi’ kur ishte në krye të PSP-së ndërsa të akuzuar tjerë janë edhe Bojan Jovanovski dhe Zoran Mielvski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat