Gjykatësja që lejoi kontrollet e PSP-së në DKS, do të merret në pyetje nga Ruskovksa

Maqedonia

Gjykatësja që lejoi kontrollet e PSP-së në DKS, do të merret në pyetje nga Ruskovksa

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:19
Foto

Vesna Dimishkova, gjykatëse e procedurës paraprake për krim të organizuar në Gjykatën Penale, sot është marrë në pyetje nga shefja e Prokurorisë Themelore për Krim të Organizuar Villma Ruskovska.

Nuk dihet nëse ajo është ftuar si dëshmitare ose si person që mund të jep informacione të caktuara. Ndërsa mundësia tjetër është që ajo të jetë e dyshuar.

Dimishkova, sipas informacioneve jozyrtare, merret në pyetje pasi e ka denoncuar të dyshuar në rastin “Perandoria” Orce Kamçev, se edhe ai ka qenë pjesë e grupit me Katica Janevën dhe “Boki 13”, i cili ka kërkuar haraç nga persona të dyshuar në lëndë të ndryshme.

Dimishkova është gjykatëse e cila gjatë kohës së OBRM-PDUKM-së e nënshkroi urdhërin që Janeva të futet në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të bëjë kontrolle, si dhe të nxjerrë dëshmi për përgjimet e paligjshme.

Dimishkova po ashtu ka dhënë urdhër që PSP të kontrollojë shtëpinë e tashmë të ndjerit Kosta Krpaç, në hetimet për rastin “Arka”, i cili ka të bëjë me blerjen e pajisjeve për përgjim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat