Goran Grujevski sërish dënohet me një vjet e gjysmë burg

Maqedonia

Goran Grujevski sërish dënohet me një vjet e gjysmë burg

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 13:02
Foto

Ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski, është dënuar me një vjet e gjysmë burg, për shkatërrimin e dokumenteve të përgjimeve të paligjshme, në rastin “Fortesa 2”.

Gjykata gjatë sjelljes së aktgjykimit ka vepruar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e shfuqizoi aktgjykimin e parë për Grujevskin, ndërsa për gjashtë zyrtarët tjerë në DSK, e pranoi, të cilët u dënuan me kusht.

Aktakuza për rastin “Fortesa 2” është e para të cilët PSP e dorëzoi në Gjykatën Penale.

Aktgjykimi i parë për Grujevskin, i cili ndodhet në arrati në Greqi, u soll nga gjykatësja Lidija Petrovska. Edhe atëher Grujevski u dënua me një vjet e gjysmë burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat