Arsovski: Lirimi i Katica Janevës është teatër, nuk ka xhaketë që e mbulon këtë turp

Maqedonia

Arsovski: Lirimi i Katica Janevës është teatër, nuk ka xhaketë që e mbulon këtë turp

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 13:29
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp e ka kritikuar Prokurorinë për lëshimin e Janevës në arrest shtëpiak.

Ai thotë se gjithë ajo që ndodhi mbrëmë është teatër me skenar të përgatitur.

“Nuk ka xhaketë që do të mund ta mbulojë turpin e gjyqësorit “kacarska” dhe prokurorisë “ruskovska”. Së pari mohuan se ekziston rasti, më pas mohuan se ka përfshirje të politikanëve, e më pas u vërtetua se ka pasur zhvatje dhe se kanë qenë të përfshirë politikanë dhe PSP-ja. Me vetëdije lejuan që Katica Janeva së pari t’i formatojë kompjutorët, më pas ta humbë celularin dhe të shkojë në plazh”, tha Arsovski.

Ai shtoi se Zoran Zaev në takimin e liderëve para disa muajve ka paralajmëruar se duhet të lirohet nga paraburgimi Katica Janeva, ndërsa më pas këtë sipas tij, e ka mohuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat