Gjykatësit thonë se Ruskovska ju ka thënë “do të jua dridh të brendshmet”

Maqedonia

Gjykatësit thonë se Ruskovska ju ka thënë “do të jua dridh të brendshmet”

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 13:47
Villma Ruskosvska

Gjykata e Apelit në Shkup përmes një komunikate e informon opinionin për SMS-mesazhin që mbrëmë prokurorja Villma Ruskosvska, ia ka dërguar njërit nga anëtarët e Këshillit Penal në Gjykatën e Apelit, i cili ka marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit të ankesës së prokurores Katica Janeva për masën e paraburgimit.

Siç thonë nga Gjykata Penale, Ruskovska anëtarit të Këshillit Penale i ka thënë se “për shkak të gjykatësve si ai, nuk mund të anëtarësohemi në BE”.

“Nëse ti me këshillin e lëshoni Katicën, ta dini se do t’ua dridh të brendshmet gjithë këshillit me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si ju, asnjëherë nuk do të anëtarësohemi në BE. Nëse nuk është këshilli i yt kërkoj falje, nëse është, do ta shihni”. Ky ka qenë mesazhi i Ruskovskës, sipas Gjykatës së Apelit.

Nga Gjykata e Apelit thonë se ky mesazh paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë dhe ndërhyrje në punën e gjykatësve.

“Sjellja e këtillë e prokurorit publik është precedan në sistemin gjyqësor me të cilin drejtpërdrejtë prishet imazhi i gjykatës, si dhe parimet e kushtetutshmërisë të pushtetit gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Më tej shtohet se për këtë mesazh janë informuar edhe institucionet tjera kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat