Aksident në Ohër, humb jetën një person

Maqedonia

Aksident në Ohër, humb jetën një person

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 16:06
Ilustrim

Një traktorist e ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur dje pasdite më atarin e fshatit Livoishtë të Ohrit.

Nga policia e Ohrit është konfirmuar informacioni për aksidentin, me paralajmërim se detaje rreth rrethanave nën të cilat ka ndodhur aksidenti do të parashtrohen gjatë ditës së sotme.

Livoishta ndodhet dhjetë kilometra në veri të Ohrit, në shtegun mes fshatrave Trebenishtë dhe Kosel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat