OBRM-PDUKM: Maqedonia tashmë tre vite ka buxhet të madh, ndërsa qytetarët nuk shohin asnjë përfitim

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Maqedonia tashmë tre vite ka buxhet të madh, ndërsa qytetarët nuk shohin asnjë përfitim

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 20:29
Ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Maqedonia tashmë tre ditë ka buxhet të madh ndërsa qytetarët nuk shohin asnjë përfitim nga i njëjti”.

“Tashmi viti i tret me radhë që banda kriminale në krye me të amnistuarin Zaev i fut në borxh qytetarët me shuma milionëshe, ndërsa paratë e qytetarëve përmes tenderëve dhe granteve me kriminale dhe punësimet partiake përfundojnë në xhirollogarinë e funksionarëve shtetërorë dhe partiakë të LSDM-së”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata reagojnë ndaj deklaratës së Sugarevskit ku përmendi mjete rekorde në ministrinë e tij duke thënë se Sugarevski ka harruar të përmendë realizimin e investimeve kapitale në këto tre vitet e fundit.

Në fund ata shtojnë se gjatë këtyre tre viteve nuk është realizuar asnjë projekt i madh infrastrukturor dhe se qytetarët në zgjedhjet e 12 prillit do të zgjedhin rindërtimin në vend të krimit dhe korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat