Sela thotë se Zaev dështoi me reformën në drejtësi: Për sulmin mbi Kuvend nuk u dënuan shkaktarët

Maqedonia

Sela thotë se Zaev dështoi me reformën në drejtësi: Për sulmin mbi Kuvend nuk u dënuan shkaktarët

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 21:18
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri i tanishëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ende nuk ka përmbushur shumicën e premtimeve të dhëna.

Sela njihet si përkrahës i Zaev para se ai të vinte në pushtet dhe në fillimet e tij. Zaev e kishte shpëtuar Selan në sulmin e njohur mbi Kuvendin e Maqedonisë kur huliganët sllavë u futën brenda për të sulmuar Selën.

“Zaev ka dështuar me reformën në drejtësi”, thotë Sela.

“Për sulmin mbi Kuvend ende nuk janë dënuar shkaktarët kryesorë. Ata katër deputetët e VMRO’së që hapën dyert. Ata që lejuan futjen e huliganëve janë amnistuar, përkundër se Zaev kishte formuar një komision të veçantë që të merrej me këtë skandal. Njeriu që më shpëtoi mua ndodhet në burg.”

Tutje Sela përmend edhe disa premtime të tjera të papërmbushura.

“Nuk i ka realizuar pjesën kryesore të premtimeve. Nuk i ka larguar proceset e montuara politike. Nuk i ka hetuar proceset e kaluara. Nuk u jep përgjegjësia për këto. Përgjegjësia është ajo që ndikon që të mos kemi procese të tilla në të ardhmen”, shtoi Sela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat