Zaev: Është e ditur që Zekiri nuk dëshiron koalicion me BDI-në, por në LSDM ka njerëz që duan

Maqedonia

Zaev: Është e ditur që Zekiri nuk dëshiron koalicion me BDI-në, por në LSDM ka njerëz që duan

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 13:18
Zoran Zaev, Muhamed Zekiri

Kryeministri Zoran Zaev, i ka komentuar deklaratat e deputetit dhe nënkryetarit të LSDM-së Muhamed Zekiri, në lidhje me koalicionin dhe bashkëpunimin në mes LSDM-së dhe BDI-së.

Zaev tha se qytetarët do të tregojnë se me kë do të jetë në koalicion partia e tij.

“Muhamed Zekiri jo për herë të parë thotë se nuk dëshiron koalicion me BDI-në, por në LSDM ka njerëz që dëshirojnë. Njëjtë edhe në BDI ka që nuk duan koalicion me LSDM-në. Më interesante është se qytetarët në fund tregojnë se me kë do të bëjmë koalicion. Për këtë arsye them se numrat janë të pacenueshëm, ata do ta përcaktojnë koalicionin e ardhshëm”, tha Zaev.

Ai përsëriti se koalicioni me BDI-në është stabil, si dhe shtoi se mospajtimet janë pjesë e demokracisë dhe se ato zgjidhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat