Sassoli vlerëson se duhet të ketë reforma në BE për shkak të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Maqedonia

Sassoli vlerëson se duhet të ketë reforma në BE për shkak të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 15:31
David Sassoli

Duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetare, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, veçoi bllokadën e Maqedonisë dhe Shqipërisë në Këshillin Evropian, si një shembull përse nevojitet ndryshim në rregullat e BE-së.

Parlamenti Evropian është në proces të shqyrtimit të reformave në shumë fusha të procesit të vendimmarrjes së BE-së, të tilla si në fushën e vetos, nismës legjislative të Parlamentit dhe konsultimeve me Parlamentet kombëtar, për të siguruar një Bashkim Evropian më funksional, Sassoli.

“E keni parë atë që ndodhi në Këshillin e fundit, Parlamenti, Komisioni, Presidenca dhe 25 nga 28 vendet anëtare thanë po për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por vendimi u bllokua nga tre vende, kështu që unë mendoj se është mirë të rishikojmë rregullat”, tha Sassoli.

Siç njoftoi korrespondentja e AIM-së nga Brukseli, ai tha se rregullat e BE-së janë të mira vetëm nëse merren vendime pozitive dhe u bëri thirrje mediave që të ndihmojnë në përcjelljen e mesazheve të Parlamentit dhe institucioneve tjera evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat