Deskoska: Jam e dëshpëruar nga Janeva, dëshpëroi gjithë qytetarët

Maqedonia

Deskoska: Jam e dëshpëruar nga Janeva, dëshpëroi gjithë qytetarët

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 19:51
Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tha se është e dëshpëruar nga sjellja e ish-kryeprokurores së PSP-së, Katica Janeva, e cila është e akuzuar në lëndën ‘Haraçi’.

“Mendoj se një ndër arsyet kryesore të mosbesimit të qytetarëve në gjyqësi ishte edhe kjo që ndodhi me atë. Domethënë, qytetarët e mbanin atë në tesha, dhe menjëherë, gruaja e cila ishte sinonimi i drejtësisë, ra aq poshtë sa që i dëshpëroi të gjithë qytetarët dhe pritjet e tyre”, tha Deskoska.

Deskoska pret që të gjithë të përfshirët në rastin ‘Haraçi’ të përgjigjen para drejtësisë.

Ajo gjithashtu tha se do të angazhohet për veting dhe se gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm nuk duhet të frikësohen gjatë zbatimit të procesit.

“Qëndrimi është i qartë si kristal se po angazhohemi për veting. Mendoj se nuk duhet frikë tek gjyqtarët e ndershëm, as tek prokurorët e ndershëm për ndonjë keqpërdorim gjatë procesit të vetingut”, deklaroi Deskoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat