Aleanca për Shqiptarët: BDI la në harresë spitalin e Gostivarit

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët: BDI la në harresë spitalin e Gostivarit

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 20:12
Aleanca për Shqiptarët

Nëpërmjet një konference për shtyp, nga Aleanca për Shqiptarët shprehu shqetësimet për gjendjen momentale të spitalit të Gostivarit me qëllim që, siç thanë ata, t’ia rikujtojnë Qeverisë, gjegjësisht ministrisë përkatëse për gjendjen e mjerueshme të spitalit.

“Shërbim shëndetësor nuk nënkupton vetëm staf mjekësh adekuat dhe profesionist por, nënkupton edhe infrastrukturë adekuate si dhe aparaturë dhe instrumente me të cilat pacientëve do t’u jepen edhe diagnoza më të sakta dhe më të shpejta. Çka ndodhë në këtë spital flasin edhe vet pacientët por edhe fotografit të cilat dalin nga ky spital e ku të kap frika se mund të infektohesh nga ndonjë sëmundje e cila në këto kushte vetëm mund të komplikohet e jo të gjejë shërim. Mjaft më qytetarët e Gostivarit dërgohen për shërim nëpër Klinikat e Shkupit ku ne e dimë se cila është kostoja që e paguajnë pacientët”, shprehen nga ASH, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga ASH parashtruan pyetje se ku shkoi projekti për rindërtimin e spitalit të Gostivarit që e projektoi Arben Taravari.

“Me këtë rast unë dua të falënderoj donatorë të ndryshëm e sidomos mërgatën shqiptare e cila asnjëherë nuk është ndalur duke dhuruar për këtë spital vetëm e vetëm që këtu të zbusin sadopak gjendjen e rëndë që mbretëron në këtë spital e që do të thotë më shumë përkujdesen donatorët se sa Ministria e cila buxhetin e ka nga taksapaguesit ndaj të cilëve ka obligim që tua kthej mjetet e tyre nëpërmjet shërbimeve të cilat dukshëm mungojnë”, u shpreh Jasin Demiri nga ASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat