Shkup, të premten përfundon pagesa e kësteve për ujë pa interes

Maqedonia

Shkup, të premten përfundon pagesa e kësteve për ujë pa interes

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”- Shkup rikujton se më 29 nëntor, e premte përfundon aplikimi i vendimit për pagesë të borxheve deri në 24 këste (varësisht nga lartësia e borxhit) pa interes për pagesa të vonuara që ka filluar më 4 nëntor 2019.

“Të gjithë qytetarët të cilët kanë borxh të shfrytëzojnë javën e fundit të këtij aksioni, prej datës 25.11.2019 deri më 29.11.2019 për pagesë të kësteve pa interes për pagesa të vonuara”, ka apeluar NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat