Këshilli i Ambasadorëve: BE-ja t’i mbështesë euro-aspiratat dhe arritjet e vendeve kandidate

Maqedonia

Këshilli i Ambasadorëve: BE-ja t’i mbështesë euro-aspiratat dhe arritjet e vendeve kandidate

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 14:29
Ilustrim

Shoqata për politikë ndërkombëtare “Këshilli i Ambasadorëve” në kumtesën e sotme e përshëndetë riafirmimin e perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor në “non-paper” francez parashtruar vendeve anëtare të Unionit.

“Këshilli i Ambasadorëve e çmon lartë konstatimin e paraqitur në non-pejper se lidhjet e afërta me BE-në janë rruga e vetme që vendet nga Ballkani Perëndimor të ndërtojnë apo t’i konsolidojnë shtetet në bazë të sundimit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik dhe social. Këshilli i Ambasadorëve është i bindur se për t’u arritur ato qëllime nevojitet që vendet anëtare të Unionit përmes formave dhe instrumenteve të ndryshme t’i mbështesin aspiratat evropiane dhe arritjet e vendeve kandidate, që nuk ishte rasti në Samitin e fundit të Këshillit të Evropës të mbajtur në tetor të këtij viti”, thuhet në kumtesë.

Këshilli konsideron se procesi i zgjerimit nuk është i vetmi që e bën Unionin joefikas dhe “pothuajse të pasuksesshëm lidhur me sfidat globale të kohës, siç janë krizat ekonomike globale, mbrojtja dhe siguria evropiane, lufta kundër terrorizmit në botë dhe krizat e refugjatëve të cilat i imponohen Evropës si rezultat i destabilitetit të rajoneve të tëra në botë”.

“Ne e pranojmë si realitet konstatimin se Bashkimit Evropian i nevojiten reforma të thella në shumë sfera, përfshirë këtu edhe fushën e zgjerimit, por konsiderojmë se zgjerimi nuk duhet të ndërpritet derisa nuk përfundojnë reformat e dëshiruara të cilat në teori dhe praktikë janë procese të gjata të negociimit dhe marrëveshjes brenda në Union, deri në miratimin e tyre përfundimtar. Ne konsiderojmë se zgjerimi dhe reformat do të duhej të jenë procese paralele”, thekson shoqata.

“Këshilli i Ambasadorëve” konsideron se përcaktimi i Francës i shprehur në non-pejpër se zgjerimi si proces në të ardhmen shkon më ngadalë dhe në mënyrë më cilësore, nuk ka bazë në realitet, se jo çdoherë vetëm proceset të cilat zgjasin gjatë janë më cilësore, sepse qasja e tillë mund të sjellë edhe rezultate të kundërta.

“Njëherit, zgjerimi për Republikën e Maqedonisë ishte pothuajse proces eurointegrues prej dy dekadave i shantazheve, shpresave, negociatave dhe marrëveshjeve, përmbushjes së reformave, në mënyrë që në fund përkohësisht të përfundojë me mossukses përmes bllokimit të padrejtë të atij procesi nga ana e jo vetëm një vendi anëtar. ‘Këshilli i Ambasadorëve’ konsideron se do të jetë e dobishme që procedura e grupimit të temave në blloqe negociuese tematike (siç qëndron në non-pejpër) në vend të kapitujve të shumtë të deritanishëm. Këshilli gjithashtu konsideron se mundësimi i qasjes drejt fondeve strukturore në sferat ku do të arrihet përparim nga ana e vendeve kandidate do ta nxisë dhe motivojë atë proces”, shtohet në kumtesë.

“Këshilli i Ambasadorëve” konsideron edhe se vendosja e parimit të reversibilitetit do t’i motivojë vendet kandidate që në mënyrë më të guximshme t’i realizojnë dhe implementojnë reformat në praktikë, sepse me atë theksi do të vendoset në meritat dhe arritjet individuale të vendeve kandidate, përkatësisht të ashtuquajturit merit sistem, i cili nuk do të jetë i varur nga mundësitë gjeopolitike dhe stagnimi në reforma në vende të tjera kandidate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat