ASH: Kërkojmë përgjegjësi për vdekjen e 22-vjeçarit në Burgun e Kumanovës

Maqedonia

ASH: Kërkojmë përgjegjësi për vdekjen e 22-vjeçarit në Burgun e Kumanovës

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 14:32
Logo, Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për vdekjen e një të riu në burgun e Kumanovës. Nga partia opozitare shqiptare thonë se 22-vjeçari ka ndërruar jetë në rrethana akoma të panjohuar për opinionin dhe familjen

“Aleanca për Shqiptarët të hidhur nga rasti kërkon përgjegjësi të plotë nga organet kompetente, dhe personat përgjegjës të cilët duhej t’i jepnin ndihmën e parë të riut. Në rrethana të tilla, dikush patjetër që duhet të merr përgjegjësi dhe publikisht të tregojë arsyen e vdekjes”.

“Burgu nuk guxon të jetë stacioni i fundit i askujt, e aq më pak i një të riu që ndodhej aty për t’u resocializuar dhe reintegruar që nesër, po kjo shoqëri t’i ofrojë jetë dhe jo vdekje. Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e ministres së drejtësisë, drejtorit dhe zëvendës drejtorit të burgut, kërkojmë përgjegjësi penale dhe morale për këtë rast, nëse ju ka ngelur sa do pak moral”, thonë nga ASH.

Ata shtojnë se asnjë i burgosur nuk guxon të mbahet në burg pa u vërtetuar shëndeti i i plotë dhe se çdo i burgosur ka të drejtën e shërimit jashtë qelisë së burgut.

“Këto të drejta fundamentale të të burgosurve, brutalisht po vazhdojnë të shkelen nga burgjet e Maqedonisë së Veriut. Dhe duke i marrë parasysh të gjitha këto fakte, konkludojmë se jo vetëm burgu në Kumanovë, por edhe çdo burg tjetër në Maqedoni përballet me kushte të mjerueshme, të cilat përfundojnë në mënyrë fatale”.

“Kushtet që kanë shkaktuar vdekjen e shumë të burgosurve ndër vite, nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga organizatat ndërkombëtare të cilat disa herë kanë kërkuar ndërhyrje urgjente të organeve në përmirësimin e kushteve. Me keqardhjen më të madhe ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit, me shpresë që reagimi jonë t’u ndihmojë në zbardhjen e rastit”, thonë nga ASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat