Lëvizja Besa: Të zbardhet e vërteta për vdekjen e 22-vjeçarit në Burgun e Kumanovës

Maqedonia

Lëvizja Besa: Të zbardhet e vërteta për vdekjen e 22-vjeçarit në Burgun e Kumanovës

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 17:47
Lëvizja Besa

Lëvizja Besa ka reaguar për vdekjen e 22-vjeçarit në Burgun e Kumanovës. Nga kjo parti kërkojnë që Ministria e Drejtësisë të tregojë të vërtetën për këtë rast.

“Për të mos lënë hapësirë për dezinformata të cilat mund shumë të ndikojnë në eskalimin e situatës, shkaku se jemi në një periudhë mjaftë sensitive kur kemi humbur besimin se shteti po udhëhiqet nga parimet për respektimin e të drejtave themelore të njeriut, ndër ato edhe të drejtat e të burgosurve”.

“Bazuar edhe në raporte të ndryshme të Avokatit të popullit si dhe informatave të ndryshme se nëpër institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë punësuar njerëz me diploma të blera, kërkojmë nga Ministria e drejtësisë, gjegjësisht nga Renata Deskoska, të del me sqarim për opinionin të tregoj vallë se drejtori i burgut si dhe stafi përgjegjës për të burgosurit, i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme me kohë për ta dërguar në ambulancë për ti ofruar ndihmë mjekësore”, thonë nga Lëvizja Besa.

Ata poashtu apelojnë deri tek Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e njeriut dhe Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të hetojnë urgjent rastin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat