Bashkia e Shkupit do të dërgojë ekipe për ndihmë në Shqipëri

Maqedonia

Bashkia e Shkupit do të dërgojë ekipe për ndihmë në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 10:38
Petre Shilegov

I gjithë Ballkani është tronditur nga tërmeti që ndodhi në Shqipëri me epiqendër në Durrës sot në mëngjes, ndërsa është ndjerë edhe në Shqipëri.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov informoi se do të dërgohen ekipe për dhënien e ndihmës në Shqipëri.

“Në marrëveshje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Bashkia e Shkupit drejt Durrësit do të dërgojë ekipe speciale me pajisje dron termal për ndihmë gjatë kërkimit të mbijetuarve të cilët janë nën gërmadha. Bëjmë gjithçka që është e mundur për ndihmë në këtë moment tragjik”, theksoi Shilegov.

Nga Ministria e Punë të Jashtme të Maqedonisë informojnë se deri më tani nuk ka të dhëna për vdekje ose të lënduar të shtetasve të Maqedonisë gjatë tërmetit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat