Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje, do të shqyrtojë mundësitë për ndihma për Shqipërinë

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje, do të shqyrtojë mundësitë për ndihma për Shqipërinë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 12:16
Ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen saj të rregullt të 167-të me më tepër pika në rendin e ditës nga programi i saj i punës.

Si pikë të parë, Qeveria do të shqyrtojë mundësitë për ndihmë për Shqipërinë, e cila është goditur nga disa tërmete, ku ka edhe viktima.

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot shprehu ngushëllime për familjarët e të vdekurve dhe tha se ka biseduar me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, për t’i dëgjuar nevojat e tyre për ndihma.

Osmani informoi se një ekip prej 20 shpëtuesve në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë përgatitur për të shkuar në ndihmë tek vendet e prekura nga tërmetet.

Ndryshe, autoritetet në Shqipëri kanë konfirmuar se deri tani shtatë persona kanë humbur jetën nga tërmetet e orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat