Mitsotakis: Macron të shqyrtojë vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

Mitsotakis: Macron të shqyrtojë vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:55
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis thotë se Francës do t’i bëhet presion që të shqyrtojë vendimin e saj për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mitsotakis në intervistë për gazetën italiane “Coriere Della Sera” thotë se vendimi i presidentit francez Macron ishte i gabueshëm.

Ai këtë e tha në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse ka frikë nga pengimi i hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Do të ketë presione ndaj Francës që të mendojë sërish. Qeveria në Paris propozon plan për rishqyrtim të procesit të brendshëm për integrim dhe ekzistojnë disa pika të vlefshme për atë që thotë Emanuel Macron. Por, nëse shikohet fotografia e përgjithshme, pengimi i fillimit të negociatave anëtarësuese është faktor destabilizues për Ballkanin”, tha Mitsotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat