Lëndohet një i burgosur në Idrizovë

Maqedonia

Lëndohet një i burgosur në Idrizovë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Një i burgosur në Idrizovë dje është therë me objekt të mprehtë. Menjëherë pas lëndës është bartur në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.

Sipas MPB-së, incidentit e kanë vërtetuar edhe nga Enti ndëshkimor-përmirësues. Ata njoftojnë se i burgosuri B.R (42) nga fshati Studeniçan ka marrë lëndime nga objekt i mprehtë dhe është bartur në kompleksin klinik “Nëna Tereza”.

Lëndimet sipas njoftimit janë marrë rreth orës 18:30 te një nga qelitë pas një zënke me të burgosurin S.B (35) nga Shkupi.

Policia po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat