Ekipi i Maqedonisë nxori dy trupa nga objektet e rrënuara në Shqipëri

Maqedonia

Ekipi i Maqedonisë nxori dy trupa nga objektet e rrënuara në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Ekipet e Maqedonisë së Veriut që marrin pjesë në aksionet në Shqipëri nxorën dy persona nga objektet e rrënuara.

Qeveria njoftoi se ekipet e përbëra prej 42 pjesëtarë, janë në Shqipëri për të ndihmuar në aksionet të autoriteteve lokale.

“Prej mbrëmë ekipet e forcave republikane – ekipi për mbrojtje nga rrënimi i DMSH, përmes zyrtarit për lidhje marrin detyra komplekses  për ndihmë të parë dhe nxjerrje të viktimave, si dhe sanimin e dëmeve nga tërmeti katastrofal. Krahas ekipit të DMSH, ka automjete të  specializuara, automjet të ndihmës së shpejtë, pajsisje mjekësore dhe teknike”

Në terren janë edhe pjesëtarë e MPB me qen të trajnuar për gjetjen e njerëzve në rrënime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat