Posta e Maqedonisë dhe Kryqi Kuq organizojnë mbledhje të ndihmave për Shqipërinë

Maqedonia

Posta e Maqedonisë dhe Kryqi Kuq organizojnë mbledhje të ndihmave për Shqipërinë

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 18:32
Foto nga tërmeti në Shqipëri

Posta e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, po organizon mbledhje të ndihmës themelore dhe të nevojshme, në solidaritet dhe ndihmë për ata që u preken nga katastrofa që goditi Shqipërinë. Siç u tha, ndihma duhet të përbëhet nga: Ushqim i konservuar, batanije, furnizime higjienike dhe para sipas mundësive.

Duke filluar nga sot, (28 nëntor) deri më 30 nëntor (e shtunë), ju mund të paraqisni ndihmën tuaj në sportelet e Postës së Maqedonisë së Veriut. Mund të dhuroni edhe 100 denarë duke thirrur në: 070/143-400, 075/143-400, 077/143-400.

Personat e interesuar dhe kompanitë mund të dhurojnë edhe nëpërmes xhiro llogarisë të fondit për solidaritet 300000001327966.

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, NORTH MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat