Janushev i bën thirrje Gruevskit që kthehet në vend dhe të vuaj dënimin me burg

Maqedonia

Janushev i bën thirrje Gruevskit që kthehet në vend dhe të vuaj dënimin me burg

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 23:14
Igor Janushev

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev në duel televiziv me Damjan Mançevskit, në “Tv24” i bëri thirrje publikisht Nikolla Gruevski të kthehet në Maqedoni dhe të vuajë dënimin me burg.

Mançevski e pyeti Janushevin nëse po angazhohen që Gruevski të kthehej në Maqedoni, për të cilën Janushev u përgjigj:

“Publikisht i bëj thirrje që të kthehet në vend”.

Pastaj Mançevski e pyeti nëse ai kërkon që Gruevski të kthehet në vend që të vuaj dënimin me burg, Janushev u përgjigj: “Po, ja publikisht i bëji thirrje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat