Pronari i “Durmo Tours” flet për konstatimet e ekspertit për manipuluesit në autobusin e aksidentit tragjik

Maqedonia

Pronari i “Durmo Tours” flet për konstatimet e ekspertit për manipuluesit në autobusin e aksidentit tragjik

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 14:01
Aksidenti tragjik

Se autobusët e Durmo Turs kanë pasur të vendosur manipulues të shpejtësisë e konfirmoi edhe eksperti teknik Josif Qosef. Ky i fundit është profesor në Fakultetin për Elektroteknik pran Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Ai gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Penale tha se me pajisjet e vendosura në autobus shpejtësia është regjistruar për rreth 15% më e vogël se realja. Më saktësisht sipas tij në takografin gjatë kohës së fatkeqësisë është regjistruar shpejtësi për rreth 85km/h ndërsa autobusi ka lëvizur me rreth 100km/h.

“Tek autobusi i aksidentuar është gjetur një pjesë që ndikon në shpejtësi, më saktësisht në shënimin e shpejtësisë. Me eksperimente vërtetova se me të vërtetë e ulë shpejtësinë reale nga ajo që figuron. Nga këtu erdha në përfundim se edhe pse është regjistruar një shpejtësi tjetër, ai de fakto ka lëvizur më shpejtësi më të madhe”, tha eksperti Josif Qosef.

Ndërsa i akuzuari i parë në këtë lëndë, Durmish Beluli, pronari i kompanisë Durmo Turs, në dalje të gjykatës tha se nuk qenë në dijeni se në autobusët e tij ka pasur të instaluara manipulues shpejtësie.

Durmish Beluli, pronar i Durmo turs

Gazetari: Eksperti konstatoi se ka manipulim ju çfarë mendoni?

Durmish Beluli: Do ta shohim në fund.

G: Ju nuk e keni ditur se autobusët tuaj kanë manipulues?

D.B: Jo

Ndryshe, Durmishi është liruar nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Te njëjtën masë për arrest shtëpiak e ka marrë edhe i akuzuari i katërt Igor Gjorgjiovski, i punësuar në stacionin për kontroll teknik. Në aksidentin me rrokullisjen e autobusit kanë humbur jetën 16 persona dhe 37 të tjerë mbetën me lëndime të rënda trupore. Të akuzuar janë 6 persona, edhe atë pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale. Seanca e radhës u caktua për më 18 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat