Kacarska: Disa gjyqtarë nuk e meritojnë të jenë në gjykata

Maqedonia

Kacarska: Disa gjyqtarë nuk e meritojnë të jenë në gjykata

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 19:17
Dobrila Kacarska

Jam një mbështetës aktive e vetingut në gjyqësor, ndërsa ne gjyqtarët me sjelljet tona vetë kemi kontribuar në uljen e reputacionit të gjykatës, këtë e tha gjyqtarja Dobrila Kacarska në intervistë për “Makfax”, e cila e dënoi me dy vjet burg ish-kryeministrin e arratisur Nikolla Gruevski.

“Në mesin gjyqtarëve ka edhe prej atyre që nuk meritojnë të veshin togën. Unë besoj se përmes këtij procesi të vetingut, në Maqedoni, të gjithë gjyqtarët që nuk meritojnë të mbajnë funksionin e gjyqtarit përfundimisht do të largoheshin. Ne e dimë kush mund të jetë gjyqtar, me ligj i plotësojmë të gjitha këto kushte, por gjyqtari duhet të jetë person me integritet, reputacion, profesionalist dhe të ngjashëm”, tha Kacarska në intervistë.

Ajo mendon se është më mirë që për një periudhë të mbetën një numër i vogël i gjyqtarëve, të cilët do të jenë profesional dhe të cilët do ta kryejnë detyrën me ndershmëri, se sa të plotësohet numrin e gjyqtarëve, ndërsa në mesin e tyre të ketë prej atyre që të jenë turp gjyqësorin.

“Vetingu do të ishte një erë në shpinë për të gjithë gjyqtarët të ndershëm që të angazhohen dhe të punojnë në përputhje me ligjin”, tha Kacarska në intervistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat