Ndërmarrja Publike “Higjiena komunale” ndihmën humanitare do ta bart në Shqipëri

Maqedonia

Ndërmarrja Publike “Higjiena komunale” ndihmën humanitare do ta bart në Shqipëri

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 15:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë kësaj jave, NP “Higjiena komunale-Shkup” hapi pikë për mbledhjen e ndihmave humanitare për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

“Të punësuarit e ndërmarrjes mblodhën 208 paketa me ndihmë humanitare me ushqim, veshje, mjete higjienike çarçafë dhe me Kryqin e Kuq të RMV-së u dërguan te vendet e prekura nga tërmeti”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Falënderoj të punësuarit e NP ‘Higjiena komunale-Shkup’ që shfaqën humanitetin e tyer për shkak se secili prej ne mund të jetë viktimë e një fatkeqësie të tillë. Do të insistoj që aksionet humanitare të bëhen tradicionale, me qëllim që t’i ndihmojmë të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë”, tha drejtori i kësaj ndërmarrje, Abdusamed Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat